Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjysmë ore lojë për Shaqirin në fitoren e Lyonit

Lyoni ka fituar kundër Troyesit në udhëtim të dielën në mbrëmje, në kuadër të xhiros së 21-të në elitën e futbollit të Francës.

Lyoni fitoi me rezultatin minimal, 1:0, ndërsa pjesë e skuadrës në pjesën e dytë ishte edhe reprezentuesi i rregullt i Zvicrës, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri u inkuadrua në minutën e 66-të, në vend të Houssem Aouarit.

E pati një mundësi shënimi nga gjuajtja e lirë.

Golin e fitores për Lyonin e shënoi Moussa Dembele në minutën e 25-të.

Lyoni pas 20 ndeshjeve të luajtura ka arkëtuar 28 pikë.

Artikuj të ngjashëm