Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lille fiton në udhëtim te Lyoni

Lille e ka mposhtur Lyonin si mysafir me rezultatin 1:0. Kjo ndeshje i takoi javës së 26-të të elitës së futbollit francez.

Golin e fitores për Lillen e shënoi Gabriel Gudmundsson në minutën e 35-të.

Te Lille në bankën e rezervistëve ishte Edon Zhegrova. Sulmuesi kosovar nuk luajti asnjë minutë ndaj Lyonit.

Me këtë fitore, Lille ka kaluar në vendin e tetë me 39 pikë. Lyoni është i dhjeti me 38 pikë.