Pas shqetësimeve që kishte në ndeshjen e kaluar, Edon Zhegrova nuk startoi te Lille në ndeshjen e së mërkurës ndaj Bolognas në Itali.
Por skuadra franceze ka vazhduar ecurinë pozitive. Fitoi 2:1 në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNgal’ayel Mukau shënoi të dy golat për Lillen. Fillimisht shënoi për 1:0 në minutën e 44-t.
Rezultatin në 1:1 e barazoi Jhon Lucumi në minutën e 63-të. Por menjëherë në minutën e 66-të Mukau shënoi për 2:1, që ishte rezultati përfundimtar.
Zhegrova hyri në lojë në minutën e 73-të.
Lille i ka dhjetë pikë dhe mban pozitën e 12-të. E shënoi fitoren e tretë, ndërsa e ka edhe një barazim e një humbje. Bologna mbetet me vetëm një pikë.