Futboll

Shaqiri me Baselin humbin nga Lyoni

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri luajti 84 minuta për Baselin kundër ish-skuadrës, Lyonit të enjten mbrëma. Baseli e humbi ndeshjen 2:0 nga Lyoni, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës në Ligën e Evropës.

Lyoni shënoi një gol në fillim të ndeshjes dhe një tjetër në fund për fitoren e tretë në po aq ndeshje të zhvilluara.

Është humbja e dytë për Baselin në Ligën e Evropës. Ka pësuar disfatë edhe nga Freiburgu 2:1, ndërsa ka fituar kundër Stuttgartit 2:0.

Për Baselin deri në fund të takimit luajti Albian Ajeti.