Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjyqtarit Kastrati i besohet ndeshja Gent - Zhilina

Gjyqtarit nga Kosova, Visar Kastratit, i është besuar ndarja e drejtësisë në ndeshjen Gent - Zhilina, ka njoftuar të mërkurën FFK-ja. Kjo ndeshje i takon rundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Dueli do të luhet të enjten në Belgjikë prej orës 20:00.

“UEFA vazhdon t’i delegojë gjyqtarët e Kosovës në ndeshjet e kompeticioneve të saj, duke i vlerësuar për profesionalizmin dhe aftësitë e tyre në fushën e ndarjes së drejtësisë", ka shkruar ndër të tjera FFK-ja.

Kastrati do të jetë gjyqtar kryesor, ndërsa do të ndihmohet nga Granit Hyseni e Lumturie Muhadri, që do të jenë asistentët e tij. Ndërsa, gjyqtar i katërt për këtë sfidë të rëndësishme është Ilir Mehmeti.