Qendërmbrojtësi i Laçit, Eglentin Gjoni, i është bashkuar Llapit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Superligës së Kosovës në futboll.
Gjoni 27-vjeçar ka firmosur kontratë njëvjeçare me Llapin. Gjoni, i gjatë 194 centimetra, në edicionin e fundit ka luajtur 20 ndeshje në të gjitha garat me Laçin.