Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi shkëput kontratën me Gjonin

Llapi ka shkëputur kontratën me qendërmbrojtësin Eglentin Gjoni, raporton faqja zyrtare e klubit.

“KF Llapi njofton se pas marrëveshjes së arritur ndërmjet drejtuesve të klubit dhe qendërmbrojtësit Eglentin Gjoni, palët kanë ndërprerë bashkëpunimin, i cili ishte i vlefshëm edhe për pjesën e mbetur të këtij edicioni. K.F. Llapi dhe Eglentin Gjoni e panë të arsyeshme dhe më korrekte të përmbyllnin marrëveshjen para kohe. Drejtuesit e klubit çmojnë kontributin e tij për klubin gjatë periudhës gjashtë mujore sa ishte pjesë e KF Llapit si dhe i dëshirojnë shumë suksese në karrierë!” – ka shkruar Llapi në Facebook.