Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi forcohet me mbrojtësin Rama

Qendërmbrojtësi Landrit Rama është përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit. Ekipi nga Podujeva të martën e ka prezantuar 26-vjeçarin, të cilin e ka transferuar nga skuadra e Vushtrrisë.

Rama me Llapin ka firmosur kontratë trevjeçare dhe po shihet si përforcim i duhur për repartin defensiv.

Në fakt, Rama ka qenë me Llapin gjatë fazës përgatitore dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë zyrtare të këtij viti, të cilën skuadra llapjane e luan këtë vikend në kuadër të Kupës së Kosovës kundër Trepçës ’89.