Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sulmuesi Tërshani i bashkohet Llapi

Sulmuesi i ri, Ardi Tërshani është përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit. Tërshani te Llapi është prezantuar të enjten, ndërsa me ekipin e Superligës së Kosovës ka firmosur kontratë trevjeçare.

Edicionin e shkuar, Tërshani ishte pjesë e ekipit U19 të Sllaven Belupos në Kroaci, ku në 12 ndeshje të luajtura ka realizuar dy gola.

Si futbollist, Tërshani është zhvilluar në gjeneratat e reja të 2 Korrikut nga Prishtina.