Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjilani huazon dy lojtarë të Kukësit

Klubi i futbollit Gjilani ka njoftuar të hënën se ka huazuar dy lojtarë të Kukësit. Bëhet fjalë për Angjelo Tafas dhe Atdhe Rashiti. Gjilani i ka prezantuar si “ardhje të përkohshme”. Pritet të jenë përforcim vetëm për ndeshjet evropiane.

Tafas është portier 23-vjeçar dhe do ta mbulojë boshllëkun e krijuar nga largimi i Enea Koliçit për te Ballkani.

Ai ka bërë karrierë të gjatë në Greqi, ndërsa ka disa vjet që është te Kukësi.

Rashiti është 24-vjeçar dhe luan në sulm.

Është zhvilluar te Baseli në Zvicër, ndërsa ka luajtur edhe në Spanjë.

Edhe Paris Saint-Germaini fton dy talentë të Prishtinës Futboll 7 o. më parë Paris Saint-Germaini fton dy talentë të Prishtinës

Te Kukësi është prej shkurtit të këtij viti.

Gjilani të martën udhëton për në Luksemburg. Të enjten takohet me skuadrës Progres Niederkorn, në kuadër të raundit të parë të Ligës së Konferencës.