Gjilani po konsolidohet për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Të premten Gjilani ka njoftuar se ka angazhuar futbollistin Arens Mateli. Ai luan mesfushor, ndërsa deri më tani ishte te Prishtina.
22-vjeçari më herët ka qenë edhe pjesë e Ballkanit. Por te asnjëra skuadër kosovare nuk ishte prej lojtarëve të rëndësishëm. Mateli është rritur si lojtar te Tirana, ndërsa ishte edhe te Kukësi.
Gjilani në pranverë synon pozitat që dërgojnë në garat evropiane.