Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe një futbollist për Prishtinën

Prishtina ka prezantuar edhe një futbollist në prag të edicionit të ri të Superligës. Prishtina ka firmosur për një vit me Arens Mateli, futbollistin nga Tirana që së fundi ishte te Ballkani.

Mateli luan mesfushor, ndërsa te Ballkani ka pasur fare pak hapësirë. Ai ishte edhe te Kukësi më herët e po ashtu në Shqipëri.

22-vjeçari është i lumtur që do të paraqitet për Prishtinën.

“Ndihem i lumtur që jam bërë pjesë e një ekipi me kaq traditë të madhe si Prishtina. Për mua është nder dhe kënaqësi të jem në këtë skuadër. Projekti i klubit dhe trajneri Ismet Munishi më kanë shtyrë të bëhem pjesë e këtij ekipi të mrekullueshëm”, ka thënë Mateli.