Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjilani fiton një pikë ndaj Feronikelit me trajnerin e ri, Hysenin

Në një numër të vogël të shikuesve, në stadiumin e qytetit në Gjilan, Gjilani dhe Feronikeli u ndanë baras, 0:0.

Gjilani, me trajnerin e ri Alban Hysenin, nuk arriti të dilte në lojën e vet, ndërsa Nikli me trajnerin Starova, në disa raste u ndal nga portieri vendës, transmeton KTV.

Në pjesën e parë u veçuan tri raste:. ai i minutës së 11-të, kur mbrojtësi vendës Papuqi për pak sa nuk shënoi autogol.

Pas gjysmë ore lojë, erdhi tentimi i parë në kornizën e portës. Mark Milicaj provoi nga kjo pozitë, por i mrekullueshëm me pritje ishte Donat Kaçiu.

Gjilani u kundërpërgjigj tetë minuta më pas, mirëpo, harkimin e Armend Thaçit nuk e shfrytëzoi mbrojtësi Leotrim Bekteshi.

Pjesën e dytë e nisën më mirë gjilanasit, ndërsa ekipi nga Drenasi provonte me kundërsulme.

Mysafirët brenda katër minutash patën dy raste të mira, por gjuajtjet nga Milicaj në minutën 78, dhe të zëvendësuesit Kone Hamed katër minuta më pas, i ndali i jashtëzakonshmi Kaçiu.

Edhe Pa fitues në Gjilan, Besa befason Dritën Sport Pa fitues në Gjilan, Besa befason Dritën

Gjilani më pas e mori iniciativën dhe u hodh në sulm, në kërkim të fitores. Aksion mirë i ndërtuar në minutën 88, por askush nuk iu përgjigj harkimit zhagas të Thaçit.

E krejt në fund, Thaçi e pati mundësinë e artë për t'ia arkëtuar ekipit të tij pikët e plota, por asistimin e Hasan Hysenit e shpërdoroi dhe ndeshja u mbyll, 0:0.

Në xhiron e radhës, Gjilani e pret Trepçën '89, kurse Feronikeli do të jetë nikoqir i Lirisë.