Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjilani fiton dhe mban kryesimin

Gjilani vazhdon ta mbajë kryesimin në tabelë. Skuadra gjilanase të shtunën në stadiumin me bar sintetik në Gjilan, ka arritur fitore me rezultatin 3:1 ndaj Trepçës ’89, me rikthim të rezultatit. Ishte ndeshje që i takoi xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në futboll.

Golin e avantazhit në këtë ndeshje për Trepçën ’89 e shënoi Christian Mba. Ndërkohë, shifrat u barazuan në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, kur qendërmbrojtësi Augustin shënoi autogol. Për 2:1 u përkujdes Elton Cale një minutë më vonë, ndërsa Mevlan Zeka në minutën e 65-të, vulosi fitoren për skuadrën vendëse. Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Gjilani ka 10-të pikë.

Trepça ’89 pëson disfatën e parë të sezonit, pas dy barazimeve të njëpasnjëshme. Takimin e xhiros së tretë, mitrovicasit nuk e kanë zhvilluar ende me Ballkanin. Në xhiron e pestë, Gjilani udhëton te Dukagjini në Klinë. Mitrovicasit e Trepçës ’89 e presin Malishevën.

Artikuj të ngjashëm