Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjiganti spanjoll me ofertë befasuese për Wijnaldumin e Liverpoolit

Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum, raportohet se është cak i Real Madridit për afatin kalimtar të verës.

Gjiganti spanjoll në muajt e fundit është përqendruar në transferimin e anësorit të Chelseat, Eden Hazard, por “Blutë” nuk janë të interesuar për shitjen e tij.

Sipas Tuttomercatoweb, bllokimi i Hazardit ka shtyrë Realin që të interesohet për Wijnaldumin, i cili po kalon sezonin e parë në Anfield.

Që prej transferimit te Liverpooli ai ka realizuar pesë gola e gjashtë asistime për 33 ndeshje. Raportohet se Reali tashmë ka filluar bisedimet me agjentin e tij.

Vlera e tij në treg llogaritet 25 milionë funte.

Artikuj të ngjashëm