Federata e Futbollit të Gjermanisë po planifikon vazhdimin e kontratës me trajnerin Julian Nagelsmann përpara fillimit të Kampionatit Evropian.
“Kimia është e drejtë. Juliani tha se do të dëshironte qartësi për të ardhmen e tij përpara Evropianit. Sigurisht që nuk do ta mbyllim mendjen ndaj një dëshire të tillë. Ai identifikohet plotësisht me detyrën e tij dhe me shoqërinë dhe tregon pasion të madh. Ai di vlerësimin tonë për të”, ka thënë presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Bernd Neuendorf.
Shtatorin e vitit të kaluar, Nagelsmann nënshkroi një kontratë deri në fund të Evropianit. Vetë trajneri i Gjermanisë nuk mendon pauzën.
“Në përgjithësi, e di që një vit pauzë pas Evropianit apo një pazuë gjashtë mujore nuk mund ë bëhet fjalë për mua. Përveç nëse nuk ka ofertë. Por nëse vjen një, nuk bëhet fjalë”, ka thënë Nagelsmann. Ai nuk ka qartësuar nëse e ka fjalën për të udhëhequr një klub apo Gjermaninë.