Ole Gunnar Solskjaer po përgatitet të bëjë ndryshime të mëdha te skuadra e Manchester Unitedit dhe ka nisur të vërë themelet për këtë.
Trajneri i Manchester Unitedit gjithmonë kishte qenë i vendosur të forconte skuadrën në disa pozita, por tash, pas formës së dobët të shfaqur së fundmi, është më i vendosur se kurrë të bëjë ndryshime.
Humbja turpëruese 4:0 ndaj Evertonit në fundjavë ka sosur durimin, ku Solskjaer ka paralajmëruar se ndryshimet janë të paevitueshme, shkruan sot Koha Ditore.
E ardhmja e yjve si Alexis Sanchez, Paul Pogba e Ander Herrera është e paqartë, ndërsa Solskjaer është i gatshëm të përmbushë planin e tij për blerje në verë.
Ja gjashtë lojtarët që janë në krye të listës së dëshirave.
Declan Rice (West Ham United) - 58 milionë euro
Mesfushori i West Hamit, Declan Rice, është bërë një nga shënjestrat kryesore të Manchester Unitedit për afatin kalimtar të verës, pas një stinori të mrekullueshëm që e ka çuar atë deri te Përfaqësuesja e Anglisë. Rice, 20-vjeçar, është kthyer në një nga mesfushorët defensivë më të mirë në Premier League dhe Solskjaer beson se ai ka potencial për t'u përmirësuar dukshëm më tepër.
Edhe
Unitedi ofron 100 milionë euro për Ricen
Saul Niguez (Atletico Madrid) - 148 milionë euro
Me Juan Matan dhe Ander Herreran që po duket e sigurt se do të largohen, Manchester Unitedi ka kthyer sytë nga bashkëkombësi i dyshes për të ndihmuar të mbulohet hapësira që do të lënë ata...
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)