Gjashtë gola janë shënuar në çerekfinalen e parë të Ligës së Konferencës ndërmjet gjigantit holandez, Feyenoord dhe skuadrës çeke, Slavia e Pragës.
Feyenoordi dhe Slavia e Pragës të enjten mbrëma, barazuan me rezultatin 3:3.
Luis Sinisterra u dha avantazhin vendësve në minutën e 10-të, ndërsa Peter Olayinka, i barazoi shifrat katër minuta para se skuadrat të shkonin në pushim.
Mysafirët kaluan në avantazh në minutën e 67-të nëpërmjet Yira Sor, por Marcos Senesi barazoi rezultatin në minutën e 74-t.
Katër minuta para fundit të duelit, Feyenoordi shënoi për 3:2 me Orkun Kokcun dhe u duk se skuadra holandeze do të dalë fitimtare nga ky duel.
Por në skenë doli Ibrahim Traore, i cili në minutën e pestë të kohës shtesë, vulosi rezultatin final, 3:3