Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barça pëson dy gola por fiton në Pragë

barca

Ndonëse ka pësuar dy gola, Barcelona ka shënuar fitore të pritur ndaj Slavia Pragës në Çeki.

Barça e fitoi 4:2 ndeshjen e parafundit të fazës së ligës në Champions.

Vasil Kushej shënoi golin e parë për Slavian në minutën e 10-të.

Për 1:1 realizoi Fermin Lopez në minutën e 34-t. I njëjti lojtar shënoi në minutën e 42-të për 2:1 në të mirë të kampiones së Spanjës. 

Por Robert Lewandowski devijoi topin në portën e tij në minutën e 44-t për 2:2.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Edhe Mbyllen pjesët e para në Champions, dramë në ndeshjen Slavia Praga - Barcelona Futboll Mbyllen pjesët e para në Champions, dramë në ndeshjen Slavia Praga - Barcelona

Në të dytën për Barçën shënuan Dani Olmo në minutën e 63-të dhe Lewandowski në minutën e 70-të.

Barcelona është e nënta me 13 pikë. Në xhiron e fundit do ta kërkojë kualifikimin direkt në një të tetën e finales. Slavia është e 34-ta me tri pikë dhe pa gjasa për avancim.

Lexo përditësimet tjera
topi

Xhiroja e shtatë e Championsit