Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mbyllen pjesët e para në Champions, dramë në ndeshjen Slavia Praga - Barcelona

Barcelona

Pjesa e parë e ndeshjes Slavia Praga – Barcelona ishte dramatike dhe u shënuan plot katër gola.

U mbyll 2:2.

Ndeshjet e së mërkurës mbrëma i takojnë xhiros së parafundit të stinorit të rregullt të Championsit.

Vasil Kusej shënoi për vendësit në minutën e 10-të, para se Fermin Lopez t’i shënonte dy gola për Barcelonën në minutat 34 dhe 42.

Robert Lewandowski një minutë para fundit të pjesës së parë, i barazoi shifrat në 2:2, pas autogolit të shënuar.

Edhe Barça pëson dy gola por fiton në Pragë Futboll Barça pëson dy gola por fiton në Pragë

Liverpooli është duke fituar në udhëtim te Marseille me golin e shënuar nga Dominik Szoboszlai, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Hugo Ekitikes për pozitë jashtë loje iu anulua një gol në minutën e 23-të.

Me rezultatin 2:0 është duke fituar Neëcastle United ndaj PSV-së, kurse Atalanta po e mposhtë Athletic Bilbaon 1:0.

Pjesa e parë e ndeshjes Juventus – Benfica ishte e shpejtë, me raste shënimi nga të dyja ekipet, por u mbyll pa gola.

Edon Zhegrova nuk e fitoi rastin si titullar te Juventusi.

Edhe Pjesa e parë e “El Clasicos” i takon Barcelonës Futboll Pjesa e parë e “El Clasicos” i takon Barcelonës

Për futbollistin e Kosovës mund të ketë minuta në pjesën e dytë.

Pa gola u mbyllën edhe pjesët e para të ndeshjeve Bayern Munich – Royale Union dhe Chelsea – Pafos.

Lexo përditësimet tjera
topi

Xhiroja e shtatë e Championsit