Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Feyenoordi e fiton ndeshjen me shumë gola

Gjiganti holandez, Feyenoordi, ka dalë fitues në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Konferencës përballë Marseillet francez.

Feyenoordi fitoi me rezultatin 3:2 të enjten mbrëma, por me shumë vështirësi.

Nikoqiri bëri epërsi të hershme prej dy golave por nuk e mbajti atë deri në fund. Cyriel Dessers në minutën e 18-të dhe Luis Sinisterra dy minuta më vonë, shënuan dy golat e hershëm për vendësit.

Marseille u kundërpërgjigj me Bamba Diengun që shënoi në minutën e 28-të, dhe Gersonin, pesë minuta para se skuadrat të shkonin në pushim.

Dessers ishte realizator edhe i golit të tretë, dhe atë me të nisur pjesa e dytë. Shfrytëzoi pasimin e gabuar të Duje Caleta-Car, i cili u mundua ta kthente topin te portieri i tij.

Edhe finalisti i këtij dueli do të caktohet pas një jave.

Finalja e Ligës së Konferencës luhet në “Air Albania” në Tiranë.

Artikuj të ngjashëm