Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Giroudi po e fiton kontratën e re me paraqitjet e mira

Jo vetëm Rafael Leos. Milani po planifikon kontratë të re edhe për Olivier Giroud.

Mediat në Itali shkruajnë se drejtuesit e Milanit janë të vendosur të diskutojnë për kontratën e re me Giroudin, pas paraqitjeve fantastike që ka pasur këtë sezon.

Negociatat pritet të nisin së shpejti. Kontrata aktuale i skadon në verën e vitit 2023.

Giroudi ishte lojtari i ndeshjes në fitoren që Milani e shënoi të mërkurën mbrëma ndaj Salzburgut për ta siguruar kalimin në fazën e nokautit.

36-vjeçari shënoi dy gola dhe bëri edhe dy asistime.