Milani është pajtuar të paguajë një milion euro dëmshpërblim për ta transferuar sulmuesin francez nga Chelsea.
Sulmuesi i Francës do të jetë të enjten në Milano për të kryer testet mjekësore, ka raportuar të martën “La Gazzetta dello Sport”.
Ai është pajtuar të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Sulmuesi shtatlartë iu bashkuar Chelseas nga Arsenali në janar të vitit 2018. Sezonin e kaluar në 31 paraqitje për Chelsean shënoi 11 gola.
34-vjeçari me Chelsean ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm