Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Alain Giresse, është ndarë i stërkënaqur me paraqitjen e lojtarëve kundër Burkina Fasos. Kosova fitoi 5:0 ndaj ekipit afrikan në miqësoren e luajtur në Prishtinë, të enjten mbrëma.
Giresse ka thënë se është shumë e rëndësishme të niset puna me fitore të thellë. Ai ka pohuar se lojtarët që nuk patën minuta ndaj Burkina Fasos, do të luajnë kundër Zvicrës.
“Gjithmonë është i rëndësishëm një fillim i tillë. Loja dhe kualiteti që treguan lojtarët edhe më shënimin e golave janë me rëndësi. Pikërisht siç kam thënë, kam dashur t’i jap hapësirë gjithsecilit lojtarë. Pjesa tjerët e lojtarëve që nuk luajtën sonte do të luajnë ndaj Zvicës dhe dua që secili lojtar ta tregoj kualitet e tij. Padyshim një fitore me rëndësi, sidomos në stadiumin “Fadil Vokrri”. Vokrrin e kam njohur edhe personalisht dhe kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për ne”, u shpreh Giresse.
Trajneri francez theksoi se debutimi i Lumbardh Dellovës, duhet të jetë motiv shtesë edhe për lojtarët tjerë që luajnë në ligën e Kosovës. Ai zbuloi se komunikimin me lojtarët po e bën në forma dhe gjuhë të ndryshme.
“Jam shumë i kënaqur për Dellovën i cili vjen nga liga e Kosovës dhe të cilit i kemi dhënë hapësirë. Shpresoj që kjo tu ndihmoi edhe lojtarëve tjerë që luajnë në ligën e Kosovës. Mirëpo nuk do ta veçoja një dhe të tjerët ti lë, pasi të gjithë kanë bërë punë shumë të mirë dhe kanë dhënë më të mirën. Komunikimi është me lojtarët që flasin frëngjisht, pasi kemi lojtarë këtu që flasin frëngjisht. Flas edhe pak anglishten dhe ka lojtarë që flasin spanjisht. Flasim edhe me gjeste”, përfundoi Giresse.