Sebastian Giovinco u largua nga Al-Hilal në muajin gusht dhe mund të kthehet në Toronto FC si transferim i lirë.
“Goal.com” ka mësuar se ish-sulmuesi i Juventusit jo vetëm që e ka vizituar skuadrën kanadeze në muajt e fundit, por ka qenë i pranishëm edhe në stadium gjatë ndeshjeve.
34-vjeçari pritet të rikthehet te Toronto FC si lojtar, klub të cilin e la në vitin 2019 për t’iu bashkuar Al-Hilalit në Arabinë Saudite.
Giovinco, i cili ka bërë karrierë edhe me Empolin dhe Parman në Serie A, ka luajtur 23 herë edhe për Italinë në karrierë, teksa ka shënuar 20 gola në 132 ndeshje me Juventusin.
I fitoi tre tituj të ligës, një Kupë dhe dy Superkupa të Italisë gjatë kohës sa ishte pjesë e gjigantit italian