Amar Gërxhaliu e zhvilloi ndeshjen e tij të parë si titullar në elitën e futbollit të Turqisë me Antalyasporin.
Ai pas ndeshjes ka thënë se është i dëshpëruar me rezultatin, por i kënaqur që po paraqitet me skuadrën e tij.
Gërxhaliu në fitoren ndaj Umraniyesporit në kuadër të xhiros së 21-të, luajti për 18 minuta dhe debutoi.
Në mesjavë kompletoi ndeshjen ndaj kampionit në fuqi të Turqisë, Trabzonsporit.
Megjithatë, u mposht 2:0.
“Ishte ndeshja ime e parë si titullar dhe jam i lumtur. Ne gjetëm ritmin dhe balancuam lojën pasi pranuam golin e parë. Krijuam disa raste, por nuk arritëm të shënonim. Dy ndeshjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme. Do të fokusohemi në to”, ka thënë 20-vjeçari Gërxhaliu pas ndeshjes, shkruan “ajansspor.com”.