Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbrojtësi i ri kosovar po zhvillohet te skuadra e elitës turke

Mbrojtësi 20-vjeçar, Amar Gërxhaliu, ka luajtur 120 minuta për Antalyasporin të martën. Skuadra e Superligës së Turqisë u mposht nga Kayserispori me rezultatin 2:0 në një të tetën e finales së Kupës turke. Ndeshja u vendos në vazhdime.

Për Gërxhaliun ishte paraqitja e tretë në ndeshjet për kupë. Edhe dy ndeshjet e kaluara i kishte kompletuar. Në ndeshjet e Superligës po qëndron në stol dhe është në pritje të debutimit.

Gërxhaliu në verën e kaluar firmosi me Antalyasporin. Më herët ishte pjesë e të rinjve të këtij klubi solid të elitës turke. Ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Admir Mehmedi po ashtu startoi tek Antalyaspori.​