Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gërxhaliu shënon golin e parë në Superligën turke

Amar Gërxhaliu

Mbrojtësi kosovar, Amar Gërxhaliu, e ka shënuar golin e parë në Superligën e Turqisë në futboll.

22-vjeçari të dielën realizoi gol për Antalyasporin që megjithatë humbi 3:1 nga Kasimpasha. Ndeshja i takoi xhiros së 36-të të elitës turke.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gërxhaliu, që ftohet herë pas here nga Kosova, në lojë hyri në minutën e 13-të, ndërsa realizoi në minutën e 91-të. Ai i ka gjashtë paraqitje në kampionatin turk.

Të dielën në Superligën turke gol realizoi edhe Sokol Cikalleshi.