Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gërxhaliu kompleton ndeshjen e parë në elitën turke

Qendërmbrojtësi Amar Gërxhaliu e ka kompletuar ndeshjen e parë në elitën turke. Gërxhaliu 20-vjeçar debutoi me skuadrën e Antalyasporit në ndeshjen e kaluar dhe luajti për 18-të minuta.

Të mërkurën në mbrëmje, ai luajti në tërë ndeshjen, por Antalyaspori u mposht 2:0 në udhëtim te kampioni në fuqi i Turqisë, Trabzonspori.

Te vendësit në bankën rezervë ishte Enis Bardhi.

Antalyaspori ka 21 pikë në 20 ndeshje të luajtura.

Trabzonspori ka 38 pikë.