Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gerrardi e do talentin e Liverpoolit te Rangersi

Steven Gerrardi do të tentojë transferimin e Ben Woodburnit në Rangers si formë huazimi nga Liverpooli.

Trajneri i ri i klubit skocez deri tani ka transferuar Scott Arfieldin dhe Allan McGregorin dhe sipas talkSPORT, ish-mesfushori i Liverpoolit e dëshiron adoleshentin në ekip për sezonin e ri.

Uellsiani mund të largohet në drejtim të Skocisë për të fituar më shumë përvojë ndërsa Gerrardi ka punuar me të si trajner i të rinjve në Anfield.