Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gerrard: Liga Arabe mund të bëhet më e mira

Pasi e mori drejtimin e skuadrës Al Ettifaq, trajneri Steven Gerrard në një intervistë dhënë për faqen zyrtare të klubit ka thënë se elita e futbollit të Arabisë Saudite mund të bëhet më e mira në botë. Ish-kapiteni i Liverpoolit u emërua trajner te kjo skuadër në javën e kaluar.

“Ne të gjithë kemi ambicie për t’u rritur dhe zhvilluar si dhe për ta kthyer këtë në një prej ligave më të mira në botë”, ka thënë Gerrard fillimisht. “Mendoj se klubi ka një kulturë të jashtëzakonshme. Ka treguar përkrahje fantastike. Ka një president të rëndësishëm, ndërsa bordi dhe të gjithë janë të bashkuar e shumë ambicioz. Kam njohur njerëz të mirë që më kanë dhënë kohë dhe unë dua të jem pjesë e kësaj kulture. Më kanë pritur mua dhe familjen time ngrohtësisht”, është shprehur Steven Gerrard