Skuadrës së Genoas i ka mjaftuar një gol për ta mposhtur Veronan në kuadër të xhiros së 12 të Serie A të Italisë.
Në duelin e zhvilluar të premten, Genoa shënoi fitore me rezultatin 1:0. Golin e vetëm në këtë takim, e realizoi mbrojtësi Radu Dragusin.
Ai shënoi në minutën e 44-të për t’ia siguruar Genoas fitoren e katërt këtë edicion.
Genoa ka tubuar 14 pikë, 6 më shumë se Verona që regjistroi humbjen e shtatë dhe renditet në pjesën e poshtme të tabelës.
Artikuj të ngjashëm