Sport

Juve fiton minimalisht ndaj Veronas

Juventusi ka fituar me rezultat 1:0 ndeshjen ndaj Veronas në xhiron e 28-të të Serisë A në Itali për të mbajtur gjallë shpresat për plasman në gara evropiane edicionin e ardhshëm.

Moise Kean realizoi golin e fitores në minutën e 56-të.

Juventusi është në pozitën e shtatë me 44 pikë, katër më pak se Milani që zë vendin e katërt, atë të fundit që çon në Ligën e Kampionëve.


Atalanta shënon fitore në udhëtim

Atalanta ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Cremonese, në kuadër të xhiros së 28-të të elitës së futbollit të Italisë.

Atalanta të shtunën gjatë ditës fitoi me rezultatin 3:1 dhe mbetet në garë për të siguruar një vend në garat evropiane, por ka shansin që të shkojë edhe në “Champions” edicionin tjetër.

Marten de Roon shënoi një minutë pa përfunduar pjesa e parë për Atalantan, kurse Daniel Ciofani barazoi shifrat në minutën e 56-të.

Jeremie Boga në minutën e 72-të dhe Ademola Lookman në minutën e tretë të shtesës, shënuan dy golat e fundit për mysafirët, për fitoren 3:1.

Atalanta në 28 ndeshje ka 48 pikë, ndërsa Cremonese në vendin e fundit ka 13 pikë. Berat Gjimshiti nuk luajti te mysafirët për shkak të një lëndimi muskulor.