Futboll

Atalanta fiton me vështirësi ndaj Genoas

Atalanta

Skuadra e Atalantas me shumë vështirësi e ka mposhtur Genoan të shtunën mbrëma në udhëtim me rezultatin 3:2.

Kjo ndeshje i takoi javës së 37-të të Serie A. Deri në fund të kampionatit ka mbetur edhe një xhiro.

Andrea Pinamonti i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 37-të. Ibrahim Sulemana i barazoi shifrat në minutën e 47-të.

Në minutën e 58-të, Pinamonti realizoi për 2:1 në të mirë të Genoas.

Pesë minuta më pas, Atalanta e barazoi sërish rezultatin në 2:2 me golin që e realizoi Daniel Maldini.

Mateo Retegui e shënoi golin e fitores për 3:2 në minutën e 89-të.

Atalantas i mungoi Berat Gjimshiti për shkak të suspendimit.

Skuadra e Gian Piero Gasperini, Atalanta ka 71 pikë dhe renditet në pozitën e tretë.

Genoa e zë vendin e 13-të me 40 pikë.