Genoa ka shënuar fitore të thellë përballë Romës në kuadër të xhiros së gjashtë të Serie A të Italisë.
Genoa të enjten mbrëma fitoi në shtëpi me rezultatin 4:1. Islandezi Albert Gudmundsson realizoi për 1:0. Shifrat në 1:1 i barazoi Bryan Cristante, në minutën e 22-të.
Në fund të pjesës së parë shënoi Mateo Retegui për Genoan. Genoa në pjesën e dytë shënoi edhe dy gola tjerë, me Morten Thorsbyn në minutën e 74-t, dhe me Junior Messias, nëntë minuta para fundit.
Genoa me këtë fitore ngjitet në pozitën e 11-të me shtatë pikë. Roma e Jose Mourinhos mbetet me pesë pikë në vendin e 16-të.