Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Genoa merr pikë të rëndësishme

Skuadra e Genoas ka marrë një fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 10-të në Serie A të Italisë.

Genoa, të premten mbrëma triumfoi në shtëpi ndaj Salernitanas me rezultatin minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi Albert Gudmundsson në minutën e 35-të.

Me këtë fitore, Genoa ka tubuar 11 pikë, shtatë më shumë se Salernitana që renditet e parafundit në tabelë.

Artikuj të ngjashëm