Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Genoa i merr pikë Juventusit

Skuadra e Genoas e ka ndalur Juventusin në barazim në ndeshjen e parë të xhiros së 16-të në Serie A të Italisë. Në ndeshjen e luajtur të premten mbrëma, Genoa luajti 1:1 në shtëpi përball ekipit nga Torino.

Për Genoan, ky është barazimi i dytë në katër ndeshjet e fundit, ku i ka edhe dy humbje. Në anën tjetër, Juventusi regjistroi barazimin e parë pas dy fitoreve rresht, me Napolin dhe Monzan.

Juventusi kaloi i pari në epërsi me anë të sulmuesit Federico Chiesa. Chiesa ishte i saktë nga penalltia, të cilën e siguroi vet në minutën e 28-të. Megjithatë, me të filluar pjesa e dytë, Genoa barazoi rezultatin për të siguruar një pikë të vlefshme. Në minutën e 48-të, Albert Gudmundsson shënoi për 1:1.

Me këtë barazim, Genoa ka 16 pikë kurse Juventusi mbetet i dyti në tabelë me 37 pikë të tubuara.