Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gazetari vdiq gjatë finales së Championsit

Finalja e Ligës së Kampionëve në hendboll mes Magdeburgut dhe Kielces është ndërprerë për shumë minuta për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të një gazetari që ishte në palestrën në Koeln. Bëhet fjalë për gazetarin polak Pawel Kotwica, që punonte për një medium në vendin e tij.

Gazetarit i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore, por që nuk mjaftoi. EHF-ja ka njoftuar të dielën mbrëma se gazetari polak ka vdekur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kotwica është dërguar në spital, por mjekët nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë. Federata Evropiane i ka shprehur ngushëllime familjes së gazetarit të ndjerë.