Mbrojtësi i krahut të majtë, Jose Luis Gaya do të largohet nga Përfaqësuesja e Spanjës për shkak të lëndimit që e pësoi ditë më parë.
“Marca” bën të ditur se Gaya tashmë e ka humbur Kupën e Botës dhe brenda ditës do të konfirmohet largimi i tij nga kampi spanjoll.
Gaya te Spanja do të zëvendësohet me mbrojtësin e ri te Barcelonës, Alejandro Balde.
Federata e Futbollit të Spanjës, thuhet se është në pritje të konfirmimit nga FIFA për ta zëvendësuar Gayan me Balden, përpara se ta bëjë zyrtare në sajtin e saj.