Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtari i Barcelonës lë kampin e Spanjës i lënduar

Alejandro Balde është larguar nga kampi i Përfaqësueses së Spanjës pasi ka marrë lëndim në ndeshjen kundër Skocisë, që Spanja e fitoi 2:0.

Mbrojtësi i krahut të majtë luajti në pjesën e parë, por jo edhe në të dytën. Ai ka lëndim muskulor, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar.

Balde është nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë të ri, por i është shtuar listës së gjatë të lëndimeve në skuadrën e Barcelonës.

Balde është zëvendësuar me mbrojtësin e Real Betisit, Alfonso Pedraza.