Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spanja në ankth, Gaya dëmtohet në stërvitje

Mbrojtësi i Spanjës, Jose Luis Gaya është detyruar të largohet nga stërvitja e së mërkurës mbrëma para kohe për shkak të lëndimit, ka njoftuar të enjten “Marca”.

Gaya ka ndrydhur nyjën e këmbës së djathtë në stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore që Spanja e luan kundër Jordanisë.

Federata e Futbollit të Spanjës ka bërë të ditur se Gaya do t’i nënshtrohet kontrollimeve tjera për ta kuptuar shkallën e lëndimit.

Spanja pas ndeshjes miqësore me Jordaninë, e merr rrugën drejt Katarit me synimin për ta fituar titullin e Botës për herë të dytë.

Ndeshjen e parë, Spanja e luan më 23 nëntor ndaj Kosta Rikës, ndërsa në kuadër të Grupit E do të përballet edhe me Gjermaninë e Japoninë.

Po ashtu, në stërvitjen e fundit të Spanjës munguan edhe Alvaro Morata, Marcos Llorente e Hugo Guillamon për shkak të lëndimit.

Artikuj të ngjashëm