Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Gavi e shkel Rodrin në stërvitje

Gavi Rodri

Përfaqësuesja e Spanjës mbajti stërvitje të hapur në Tennessee, ndërsa shumë tifozë ishin mbledhur për t’i parë nga afër yjet spanjollë.

Në stërvitje janë kthyer Lamine Yamal dhe Nico Williams. Ata kryen pjesën e parë të stërvitjes, por munguan në pjesën e dytë, ku intensiteti u rrit dhe kontaktet ishin të mëdha, ka shkruar “Mundo Deportivo” të dielën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një kontakt që la shumë të shqetësuar gjatë stërvitjes, ishte kur Gavi ndërhyri ashpër në Rodrin. Mesfushori i Barcelonës e shkeli afër nyjës së këmbës Rodrin.

Rodri u rrëzua në tokë dhe kishte dhembje, ndërsa Gavi shkoi për t’i kërkuar falje. Gjithçka përfundoi pa ndonjë incident më të rëndë.

Spanja më 9 qershor luan miqësore me Perunë, ndërsa në grup të Kupës së Botës është me Uruguain, Arabinë Saudite dhe Kepin e Gjelbër.

VIDEO: