Mbrojtësi i Real Madridit, Dean Huijsen, është larguar nga grumbullimi i Spanjës për ndeshjet kualifikuese të Botërorit, për shkak të lëndimit muskulor.
Ai do të zëvendësohet nga Aymeric Laporte i Athletic Bilbaos, ka njoftuar Federata e Futbollit e Spanjës të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHuijsen, sipas Federatës spanjolle, ka telashe muskulore në këmbën e majtë.
Ai luajti në tërë ndeshjen për Real Madridin në fitoren ndaj Villarrealit 3:1 të shtunën.
Përzgjedhësi Luis de la Fuente, do të jetë në mungesë të disa lojtarëve shkaku i lëndimit, përfshirë edhe mesfushorin Rodri dhe sulmuesin Lamine Yamal.
Spanja luan ndaj Gjeorgjisë të shtunën dhe ndaj Bullgarisë tri ditë më vonë.