Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gaya do të mbetet te Valencia

Mbrojtësi i krahut të majtë, Jose Gaya nuk do të largohet nga Valencia në fund të sezonit përkundër ofertave që ka nga Real Madridi e Arsenali. Mediumet spanjolle kanë raportuar të mërkurën se Gaya është i vendosur të mbetet te Valencia të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Gaya ka kontratë me Valencian deri në vitin 2023 kurse këtë sezon ka dhuruar katër asistime në 20 ndeshje në të gjitha garat. 25-vjeçari është produkt i akademisë së Valencias kurse pjesë e ekipit të parë është që prej sezonit 2014/15. Gaya është reprezentues i Spanjës dhe ka dy gola të shënuar në 12 paraqitje. Kartoni i tij, vlerësohet rreth 40 milionë euro.