Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gavi përfundon edicionin para kohe

Gavi - Barcelona

Skuadra e Barcelonës ka mbetur pa mesfushorin Gavi për pjesën e mbetur të këtij edicioni. Mesfushori është dëmtuar në fitoren e Spanjës 3:1 ndaj Gjeorgjisë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e vitit të ardhshëm. Ai ka dëmtuar gjurin dhe është detyruar ta lëshojë fushën në minutën e 26-të.

Mediumet spanjolle kanë shkruar të hënën se bëhet fjalë për një lëndim serioz, i cili do ta mbajë Gavin jashtë fushës të paktën për tetë muaj.

Bazuar në këtë, atëherë Gavi jo vetëm që e ka përfunduar edicionin para kohe, por as nuk do të mund të jetë pjesë e Spanjës në “Euro 2024”.

19-vjeçari këtë edicion ka 2 gola e 1 asistim për Barçën në 15 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm