Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gattuso e Xavi takohen sërish, tani si trajnerë

Gennaro Gattuso dhe Xavi Hernandez ishin fitues të Kupës së Botës si mesfushorë.

Si lojtarë kishin stile krejtësisht të kundërta, e të njëjtën e kanë vazhduar edhe si trajnerë.

Valencia që drejtohet nga Gatusso, të shtunën nga ora 21:00 do të jetë nikoqire e Barcelonës në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligas. Ndeshja luhet në stadiumin “Mestalla”.

Skuadra e vendit të dytë, Barcelona, pasi humbi “El Clasicon” ka mbetur tri pikë prapa liderit, Real Madridit, ndërsa të mërkurën u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Valencia ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit.

Edhe Reali e Barça kërkojnë trofeun e parë të edicionit Sport Reali e Barça kërkojnë trofeun e parë të edicionit

Xavi si trajner e ka stilin me shumë pasime, kurse Gattuso kërkon intensitet të lartë në fushë.

Xavi dhe Gattuso janë ballafaquar tri herë si lojtarë derisa luanin me Barcelonën dhe Milanin. Kanë nga një fitore dhe po ashtu një barazim.

Xavi kishte mposhtur Gattuson në Olimpiadën e Sydneyt, 1:0, në çerekfinale.

Ndeshja e së shtunës mund të llogaritet edhe si ballafaqim i sulmuesve në formë.

Golashënuesi më i mirë i ligës aktualisht, Robert Lewanodwski do të jetë në anën e kundërt me Edinson Cavanin.

Të dy kanë shënuar shumë gola në dekadën e fundit, por edhe tani janë në formë të mirë në Spanjë.

Edhe Xavi tenton ta përsëritë arritjen e Guardiolas kundër Real Madridit Sport Xavi tenton ta përsëritë arritjen e Guardiolas kundër Real Madridit

Polaku Lewandowski ka shënuar 12 gola në 11 ndeshje në La Liga, ndërsa uruguaiani ka katër gola në tri ndeshjet e fundit.

Real Madridi që është lider në ligë, luan të dielën nga ora 16:15 kundër Gironas.