Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbi Valencia – Barcelona, jo si në edicionet e kaluara

Njëzet vjet më parë, Valencia ishte një prej skuadrave më të mira në elitën e futbollit spanjoll, kurse shquhej edhe për paraqitje të mira në Evropë.

Kishte fituar titullin në Spanjë, ndërsa kishte triumfuar edhe në Kupën e UEFA-s.

Por, tifozët e kësaj skuadre aktualisht nuk po përjetojnë momente të mira.

Valencia vendosi t’i shesë disa prej lojtarëve më të mirë dhe tani ekipi i qytetit të tretë më të madh të Spanjës, ka objektiv të ri, shmangien e rënies nga liga.

Të dielën nga ora 16:15, Valencia do të luajë në “Camp Nou” kundër Barcelonës, në kuadër të xhiros së 24-t të La Ligas.

Edhe Pas suksesit në “Champions”, Barça kthen fokusin në La Liga Futboll Pas suksesit në “Champions”, Barça kthen fokusin në La Liga

Barcelona është e para në tabelë me 59 pikë, ndërsa në vendin e 18-të, Valencia ka 23 pikë.

Vikendin e kaluar, Valencia arriti që ta ndalë serinë e tetë ndeshjeve pa fitore.

Mposhti Real Sociedadin me një autogol në “Mestalla Stadium”.

Më herët, Valencia, që ka shumë lojtar të lënduar, kishte pësuar 12 gola dhe kishte shënuar vetëm katër në serinë prej shtatë disfatave e një barazimi në ligë.

Trajneri i ri, Ruben Baraja, e ka drejtuar Valencian në vetëm dy ndeshje qëkur u shkarkua trajneri Gennaro Gattuso.

Përveç Valencias edhe Barcelona ka shumë lëndime në skuadër.

Robert Lewandowski, që është golashënuesi më i mirë në ligë me 15 gola, mesfushori Pedri dhe sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele, munguan edhe në fitoren ndaj Real Madridit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Edhe Barcelona me udhëtim të vështirë në Valencia Sport Barcelona me udhëtim të vështirë në Valencia

Real Madridi do të luajë në udhëtim te Real Betisi.

Ky takim luhet të dielën nga ora 21:00. Madridi është i dyti në tabelë.