Për pak orë, çdo vit, një pjesë e rërës përgjatë bregut irlandez transformohet në pistë për një prej ngjarjeve më unike të garave të kalërimit.
Laytown Races - një garë 42 kilometra nga kryeqendra e Irlandës, Dublini - është gara e vetme e kalërimit në plazh në Evropë.
Kjo traditë 150-vjeçare josh më tepër se 5.000 vizitorë të rregullt çdo vit dhe me përjashtim të dallimeve të qarta, është si çdo garë tjetër e kalërimit.
“Mbahet me rregulla të njëjta si Gold Cup apo Cheltenham”, thotë Joseph Collins, kryetar i Laytown Races. “Ne kemi mbikëqyrës, kemi startues zyrtarë dhe po ashtu ata startues me hendikepë, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Kuajt testohen për doping dhe kontrollohet edhe identiteti i garuesve”.
Organizatorët janë gjithmonë në garë me kohën për të organizuar spektaklin, duke luftuar kundër baticave për të formuar shtegun dhe po ashtu arenën.
Edhe
Islandezët i duan pishinat e tyre për vete dhe jo për turistë
Spektatorët më pas mbushin tribunën kryesore të improvizuar, të bërë nga grumbulli i rërës për të shijuar këtë ngjarje historike.
Gara e parë raportohet të jetë mbajtur në vitin 1868 dhe ishte në lidhje edhe me garën e kanotazhit Boyne Regatta. Mendohet se gara e kanotazhit mbahej kur kishte baticë dhe gara e kalërimit në zbaticë.
“Është ndryshe, është një sfidë entuziazmuese. Është shumë më lehtë tash se që ishte më herët”, thotë trajneri Dermot Weld.
Ish-shtegu në formë të shkronjës U, ku kuajt garonin kundër rrymave detare, është ndryshuar.
Ndryshimet erdhën pasi në vitin 1994 tre kuaj morën lëndime fatale në një garë fatkeqe.
Po ashtu masat e tjera të sigurisë që janë marrë lejojnë që vetëm kalëruesit me përvojë dhe kuajt me përvojë të marrin pjesë në garë.
“Është për arsye sigurie”, thotë Collins.
Edhe
Një urë në Greqi u shemb para tre vjetësh, por shoferët vazhdojnë ta përdorin
Mirëpo, me gjithë ndryshimet, spektakli ende bën bujë dhe mbledh audiencë nga mbarë bota çdo vit.
“Gjithmonë ka një element të paparashikueshmërisë në këtë garë”, thotë Weld.