Nëse dëshironi të keni një pasqyrë përmbledhëse se si femrat, jeta e tyre dhe kontributi i tyre ishin shlyer prej historisë, mjaftoni t’i hidhni një sy në Wikipedia “The 1989-190 Whitbread Round the World Race”’, që përfshin edhe fjali të thjeshta pasuese të faktuara.
“Kjo garë përfshinte edhe ekuipazhin e parë krejt me femra në ‘Maiden’ të Tracy Edwards. Megjithëse në një barkë më të vogël se e shumë barkave të meshkujve, femrat ia dolën fort mirë – duke shënuar dy fitore në Divizionin D”.
Këta rreshta janë padyshim mjaftueshëm informues. Megjithatë duhet thënë se këto informacione nuk e krijojnë një tablo të plotë informuese se si Edwards, e cila do të mbushte 27 vjet në vitin e garës, dhe ekipi i saj i ri kishte rrokur ballinat e gazetave botërore, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Nëse dëshironi të lëshoheni edhe më thellë, të keni një rrëfim më të pasur për udhëtimin e grave – telashet dhe betejat e tyre me dallgët e detit dhe me sfidat e tyre në tokë, përfshirë edhe seksizmin e përhapur ngado – atëherë duhet të shikoni në kinema “Maiden”, një dokumentar i mprehtë që i shkon deri në fund historisë së garës.
Megjithëse Wikipedia ofron vetëm dy fjali përgjithësuese për garën ku morën pjesë edhe anëtarët e një ekuipazhi vetëm me femra, aty mungojnë edhe informacionet e thukëta të luftës së tyre për barazi gjinore, me të cilat ishte përballur ekuipazhi i Edwards.
Gara për t’i rënë botës rreth e përqark – që tani njihet si gara oqeanore – është e tmerrshme. Nisur të mbahej prej vitit 1973, kjo garë mbahet çdo tre vjet dhe zgjat deri në nëntë muaj.
Gara nis në vjeshtë prej brigjeve evropiane; gara që kishte nisur në vitet 2017-18 në Alicante në Spanjë, përfshinte njëmbëdhjetë xhiro dhe përshkonte më shumë se 45 mijë milje. Duke pasur parasysh se është garë me jahte, është garë elitare dhe natyrisht se tradicionalisht është njohur si garë e meshkujve.
Edhe
“The Odyssey” i 250 milionë dollarëve s’e paguan dëmin për anijen
Vetëm jahti kushton prej rreth një milion dollarësh dhe shpenzimet e garës gjatë krejt udhëtimit janë larg më të shtrenjta. Në garën e viteve 2017-18 morën pjesë vetëm shtatë barka: më 1989-90 – kur Edawrds i printe “Maidenit” – kishte 23 pjesëmarrës me katër divizione.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)