Larg nga një garë tipike me kuaj, resori i skijimit St. Moritz është shtëpi e një prej ngjarjeve më spektakolare të vitit në kalendarin e garave me kuaj.
Evenimenti i mbajtur çdo vit, gjatë tri të dielave në muajin shkurt, është një festival i garave mbi një liqen të ngrirë, afër maleve Engadine në Zvicër, shkruan sot Koha Ditore.
Gara është mbajtur në resorin e shquar të skijimit që nga viti 1907, ndërsa mijëra vizitorë paraqiten çdo vit për të parë këtë ngjarje unike.
Garat janë tradicionale me kuaj, me kuaj që tërheqin karrocat, por edhe me kuaj që tërheqin garuesin në ski. Sfiduese është që garuesit të garojnë në borë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
{gallery}
Artikuj të ngjashëm